Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic i trazoi sërish ujrat me deklaratën e fundit se festivali “Mirëdita, dobar dan” që pritet të mbahet në fund të qershorit në Beograd, duhet anuluar. Eventi i organizuar që prej vitit 2014 ka për qëllim krijimin e një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.