Këto janë pamjet e atentatit të ndodhur pak pas mesnatës së 18 nëntorit në rrugën “Xhanfize Keko” ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Klaudio Prendi. Në video duket momenti teksa djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi, sapo del nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq, qëllohet me armë nga një makinë që i kalon fare pranë.