Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, së bashku me ekipin kanë mbërritur në Tel-Aviv, aty ku është hapur një front i ri luftë pas kundërpërgjigjeve të Iranit. Katër të vdekur raportohen nga sulmi iranian në Beit Shemesh, në afërsi të Jeruzalemit. Një raketë balistike goditi një banesë, raporton gazetari, i cili sjell pamje ekskluzive nga fronti, ku thuajse çdo 10-15 minuta dëgjohen sirena që paralajmërojnë qytetarët.