Kandidati socialist për postin e kryebashkiakut në Himarë, Vangjel Tavo ka votuar këtë të diel. Ai është shoqëruar nga vajza dhe bashkëshortja e tij. “Sot e ka fjalën Himara dhe himariotët, proces i qetë, uroj të vazhdojë deri në momentin e fundit, uroj që të vijojë deri në momentin e fundit qetësia ashtu siç ka mbizotëruar edhe gjatë fushatës. I bëj thirrje të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë për Himarën dhe himariotët kudo që ndodhen”, tha Tavo.