Me udhëzimin e ri nga ministria e financave, çmimit të shitjes së banesave mund t’i bëhet 1% zbritje për çdo vit vjetërsi, por jo më shumë se 30%. Në rastet kur çmimi pas zbritjes rezulton më i ulët se vlera e kontratës së shitjes, atëherë për bazë në llogaritjen e tatim-fitimit 15% do të merret kjo e fundit. Ndërkohë për shitjen e njësive tregtare si dyqane çmimi i referencës pas zbritjes do të shumëzohet me një koeficient 1.5. Për kryeqytetin koeficienti do të jetë 2.