Me nisjen e sezonit turistik, Administrata Tatimore ka nisur kontrollet ndaj bizneseve në të gjithë vijën bregdetare për deklarimet korrekte në kohë të detyrimeve tatimore. Zbatimi i Planit Operacional në sektorin e turizmit, që ka nisur zbatimin në terren nga Tatimet, synon informimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve në disa sektorë, si në struktura akomoduese, bare e restorante, agroturizëm, shërbime plazhi, dhënie me qira të makinave dhe ambienteve.