Top Channel/ Tarifat, protesta kundër Trumpit në SHBA dhe Europë: Italia kundër riarmatimit!
06/04/2025 11:36

Pas tronditjes së parë nga vendimet e Donald Trumpit, tani vjen reagimi. Mijëra vetë kanë dalë në rrugë të protestojnë në SHBA dhe Europë kundër tarifave të Trump, kundër këshilltarit të tij Elon Musk, si dhe kundër masave të ashpra kundër emigrantëve dhe pushimeve masive nga puna. Në javët e para pas marrjes së detyrës, Donald Trump nënshkroi me shpejtësi urdhra ekzekutivë dhe e mbajti botën pezull me një ritëm marramendës. Shumë qytetarë dhe deputetë të Demokratëve dukeshin të tronditur prej javësh. Për një kohë të gjatë nuk kishte protesta. Tani qytetarët në SHBA po reagojnë, rezistenca publike po rritet ngadalë, duke përfshirë edhe demokratët. Vetëm në kryeqytetin amerikan, turma gjigande njerëzish u mblodhën rreth Monumentit të Uashingtonit pranë Shtëpisë së Bardhë. Protesta të mëdha pati edhe në mjaft qytete të tjera - për shembull në Nju Jork, Los Anxhelos, Atlanta, Boston, Detroit dhe Çikago. Në Uashington, demonstruesit mbanin postera me mbishkrime si "Larg duart nga demokracia" ose "Ndal grushtin e shtetit", duke kërkuar, ndër të tjera, të mbrohet Kushtetuta, të largohet Trump nga detyra dhe të mos preket sistemi social. … Lisa Delance, protestuese Ne po konsumohemi nga oligarkët që nuk duan t`ia dijnë se cfarë ndodh me botën, që nuk duan t`ia dijnë për njerëzit e thjeshtë. E vetmja gjë që u intereson është lakmia e tyre dhe paratë. E kjo gjë duhet të marrë fund. Një system i tillë duhet rrëzuar. … Lucas, protestues Kam jetuar edhe më parë në SHBA, por tani mund të them se shkuan larg, tani e tepruan. Presidenti aktual dhe Elon Musk, i cili në fakt, nuk është zgjedhur nga populli, janë duke shkatërruar një vend të madh. Është një cmenduri kjo që po ndodh, dhe njerëzit duhet të reagojnë dhe ta rrëzojnë Trumpin. Organizata të ndryshme amerikane kishin bërë thirrje së bashku për një ditë aksioni mbarëkombëtar me më shumë se 1300 aksione proteste në të gjitha shtetet federale - nën moton "Hands off". Me të njëjtin slogan u organizan dhe protestat në Europë. Në Berlin, njerëzit u mblodhën përpara një shoëroom-i të Teslës me pankarta në duar ku i bënin thirrje amerikanëve të cilët jetojnë në Gjermani që të ngrihen masivisht në protesta dhe t`i ujapin fund kaosit në vendlindjen e tyre.

Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20