Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka propozuar një rritje tjetër të tarifave të energjisë elektrike. Me këtë propozim tarifat rriten për 14% dhe pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli. Qytetarët thonë që një rritje tjetër rëndon buxhetin e tyre familjar. Pushteti po pret vendimin final të ZRrE-së e opozita thotë se do e ndalojë me çdo kusht rritjen e tarifave.