Top Channel/ Tarifat, BE sfidon Trumpin: Do të marrë një përgjigje të fortë, në kohën e duhur
27/03/2025 19:57

Bashkimi Europian do t’i përgjigjet tarifave të reja prej 25% të nënshkruara sot nga Presidenti Amerikan Donald Trump për makinat e importuara që hyjnë në SHBA.Komisioni Europian përmes zëdhënësit, Olof Gill thotë se është duke përgatitur përgjigjen e tij për tatimin që hyn në fuqi më 2 prill. Gill deklaroi se nuk mund të jepte një datë të saktë se kur BE do të vendoste tarifa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara, por tha se mund të jepte garanci se përgjigja do të ishte e fortë dhe në kohën e duhur për të arritur efektet e synuara “Nëse është e nevojshme, ne do të japim një përgjigje të fortë, proporcionale, të fuqishme dhe të mirëkalibruar dhe në kohë ndaj çdo mase të padrejtë dhe kundërproduktive nga SHBA-ja”. Ndërsa Kanadaja tha se do t’i përgjigjej masës së re të njoftuar nga Trump, Mbretëria e Bashkuar duket se nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën tregtare me SHBA-në. Ministrja britanike e financave Rachel Reeves, tha se për momentin Britania nuk është në pozicionin që të marrë masa që çojnë në përshkallëzimin e situatës. Franca dhe Gjermania janë mes vendeve që po bëjnë thirrje për një përgjigje të fortë të Bashkimit Evropian ndaj tarifave të reja të SHBA që godasin industrinë evropiane të makinave. Trump e konsideroi vendimin të drejtë por edhe shpagim për të gjitha to vende që tha se ndër vite knë përfituar në kurrz të shteteve të bashkuara. Vetëm vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara importuan automjete me vlerë 474 miliardë dollarë nga vende si Gjermania, Kanadaja, Meksika, Koreja e Jugut dhe Japonia. Trump argumentoi më tej se tarifat do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura shtesë për SHBA-në. Këto para sipas tij, janë të mjaftueshme për të ulur taksat dhe për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit të jashtëm, ndërsa nga ana tjetër nga nisma supozohet të përfitojë edhe industria vendase e automjeteve. Presidenti amerikan beson se për të shmangur tarifat, prodhuesit e makinave në të ardhmen do të prodhojnë tërësisht në SHBA, edhe pse kjo sic pohoi ai, nuk ka për të ndodhur brenda ditës. Megjithatë, ekspertë të ekonomisë paralajmërojnë se gjërat mund të mos shkojnë saktësisht sipas planit të Trumpit. Ata theksojnë se impakti i parë i kësaj nisme do të jetë një rritje masive e cmimit të makinavë për konsumatorët amerikanë

Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46