Top Channel/ Tarifat, BE paralajmëron Trump: Nuk donim përplasje, por…!
01/04/2025 20:09

Një ditë para hyrjes në fuqi të tarifave doganore, që presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur ndaj Bashkimit Evropian, vjen reagimi i fortë i unionit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg se BE është gati t’i përgjigjet tarifave të vendosura nga Trump. Ajo tha se Unioni kërkon dialog, por nuk ka ndërmend të qëndrojë pasiv përballë sulmeve tregtare nga Shtetet e Bashkuara. “Shumë evropianë ndihen thellësisht të zhgënjyer nga njoftimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Evropa nuk e nisi këtë përplasje. Ne e konsiderojmë të gabuar. Por mesazhi që dua t’ju përcjell sot është se kemi gjithçka që na nevojitet për të mbrojtur qytetarët tanë dhe prosperitetin tonë. Ne kemi tregun më të madh të vetëm në botë, kemi forcën për të negociuar, dhe njerëzit e Evropës duhet të dinë se së bashku ne gjithmonë do të promovojmë dhe mbrojmë interesat dhe vlerat tona, dhe së bashku do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të Evropës sonë”. Ajo nënvizoi se strategjia e BE-së mbështetet në tre shtylla kryesore: negociatat, diversifikimin e marrëdhënieve tregtare, duke filluar me Kinën, dhe forcimin e tregut të brendshëm. Sipas saj, kjo përplasje me Shtetet e Bashkuara nuk është në interesin e askujt dhe do të çojë vetëm në rritje të inflacionit. “Tarifat janë taksa për amerikanët mbi sendet ushqimore dhe ilaçet e tyre. Tarifat thjesht do të nxisin inflacionin, pikërisht e kundërta e asaj që duam të arrijmë”. Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian ishte i hapur për negociata me Uashingtonin, por sipas saj, blloku do të negocionte nga një “pozitë e fortë” dhe do të merrte “kundërmasa të forta nëse është e nevojshme”. Nga ana e tij, Trump ka argumentuar se tarifat mbrojnë industritë amerikane nga konkurrenca e huaj e pandershme si dhe mbledhin para për qeverinë federale.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02