Presidenti amerikan Donaldn Trump i bëri realitet paralajmërimet e tij për dyfishimin e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit. Me nënshkrimin e dekretit përkatës mbrëmjen e së martës, këto tarifa nga 25, shkojnë në 50 përqind. Argumenti i shefit të Shtëpisë së Bardhë është se tarifat e reja duhet të forcojnë industrinë amerikane të çelikut.