Pas skadimit të marrëveshjes së përkohshme për targa qytetarët e Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë të mbulojnë targat për të hyrë në territoret përkatëse. Të gjitha automjetet me targa të Serbisë që kaluan nëpër pikën kufitare në Bërnjak, pas kontrolleve u ndalën për të vënë letrat ngjitëse në targa.