Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Mabë pasi iu gjet bë makinë një armë gjahu. Ai ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.02 mg/ l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.