Rënia e shpejtë e Afganistanit në duart e luftëtarëve talebanë, dy dekada pasi Shtetet e Bashkuara pushtuan vendin ka shkaktuar një krizë te thelle humanitare e mijëra vetë po përpiqen të largohen nga vendi. Kjo situatë ka hedhur nje dritë të re edhe mbi pasurinë e madhe minerale të pashfrytëzuar të vendit, burime këto që mund ta transformonin krejtësisht ekonominë e tij, thotë CNN. Afganistani është një prej shteteve më të varfra të botës.