Taksistët e Elbasanit po shkojnë drejt falimentimit. Konkurrenca e pandershme, çmimi i naftës, prenotimi për rrugën në kthim e kanë bërë të pamundur ofrimin e këtij shërbimi. Ata protestuan sot duke u bërë thirrje autoriteteve të marrin masa përballë kësaj situate. Elbasani ka rreth 100 taksi të ligjshme dhe një numër më të madh që e ofrojnë shërbimin ilegalisht, problem për taksistët e Elbasanit është shërbimi në kryeqytet ku penalizohen nga Policia Bashkiake e Tiranës.