Qeveria do të rishikojë ligjin për tatimin mbi fitimin dhe atë mbi të ardhurat personale. Këtë e ka bërë me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në mbledhjen e Këshillit të Investimeve sipas të cilës drafti që po punohet në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të hidhet së shpejti për konsultim publik.