Megjithëse kanë rënë dakord që rajoni shekullor ku banojnë duhet të ketë edhe një miqësi shekullore , Athina dhe Ankaraja ende nuk gjejnë gjuhë të përbashkët mbi shtrirjen e çështjeve që duhen trajtuar për përcaktimin e kufijve të tyre detarë. Në takimin disaorësh të dy ministrave të Jashtëm në Athinë mesditën e së premtes pala greke ka përsëritur se të dy vendet duhet të diskutojnë vetëm çështjen e përcaktimit të zonës ekskluzive ekonomike dhe kufijve të shelfit kontinental dhe se nuk pranon " qëndrimin e Turqisë për ndarjen në mes të zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor.