Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është shumë e rëndësishme të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, teksa u bëri thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese. Pas takimit që zhvilloi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ai theksoi se e vetmja rrugë për të ecur përpara është përfshirja në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa përmendi edhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestat në veri të Kosovës.