Top Channel/ Takimi trepalësh në Bruksel/ Vuçiç: Bisedimet përfunduan pa sukses
14/09/2023 18:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”. “Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiç gazetarëve. “Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, shtoi ai. Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh. Kurti dhe Vuççq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. “Sot do të shohim nëse ata janë gati të marrin përgjegjësi”, shkroi Borrell në platformën X, e njohur më herët si Twitter. Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt./ REL

Top News- Kurti vijon të jetë i ‘dënuar’/ Osmani merr ftesë nga Trump për Bordin e Paqes
21/01 10:12
Top News- Dorëhiqet i besuari Dodik/ Hapet rruga për formimin e qeverisë në Rep. Sërpska
19/01 12:25
Top News-Serbia çon paratë e Brukselit në Rusi/ Bleu pajisje për policinë, BE kërkon fondet mbrapsht
16/01 13:29
Top News – Greqia, garë armatimi me Turqinë / Vjen fregata e parë Belharra e prodhuar në Francë
15/01 14:56
Top News- Sorensen kërkon rikthim të dialogut/ Kurti i vendos kusht dorëzimin e Milan Radoiçiç
14/01 15:29
Top News – Greqia ‘mbylli’ hapësirën ajrore / Faji i sistemeve të vjetra, nuk ka sulm kibernetik
14/01 14:00
Top News- Vuçiç përzë delegacionin e PE/ ‘Janë të paftuar në Beograd, nuk i thirrëm”
13/01 21:45
Top News- E bëri Kosovën Serbi, skandali në RMV/ Shkupi kërkon falje dhe rregullon hartat
13/01 12:26
Top News- Plagosen babë e bir në Athinë/ Autorët qëlluan shqiptarët brenda biznesit të tyre
12/01 11:53
Top Channel/ “Serbia s’shkon në BE me këta njerëz”/ Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon…
11/01 11:02
Top News – Mbyllen portet greke. Era e fortë përplas tragetet, dallgët 10 ballë në Egje
08/01 09:42
Top News – Greqia mbyll portet! Era e fortë përplas dy tragete në Pire
08/01 09:25
Top News- “Aleancë ushtarake, sulmuese”, Vuçiç i tmerruar akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë
07/01 23:00
Top News- Serbia nuk e ‘lë’ Maduron/ Ish-diktatori mbetet ‘mik i madh’ për zyrtarët serbë
07/01 11:30
Top News -‘Panterat Rozë’ grabitën hotelin në Greqi / Kapen dy serbë, morën 580.000 euro bizhuteri
06/01 15:16
Top News- Traktorët sërish në rrugë / Fermerët grekë nuk tërhiqen, por as qeveria e Mitsotakis
29/12 14:25
Top News- Vuçiç do paqe por me armë, zbulon planin sekret, kërkon ushtrinë më të fortë
27/12 13:49
Top News- Gjysma e serbëve me grip/ Viroza përhapet përtej epidemisë, ‘ngopen’ spitalet
26/12 14:22
Top News – Fermerët grekë sërish në protestë. Kakavija bllokohet edhe njëherë për tre orë
26/12 10:50
Top News- Lista Serbe gjobitet sërish/ 30 mijë euro nga PZAP për shkelje të Kodit të Mirësjelljes
25/12 14:24
DIGITALB DIGITALB