Top Channel/ Takimi Sullivan-Kurti: SHBA mbështet dialogun për një marrëveshje Kosovë-Serbi
18/05/2022 18:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur tw martën në Uashington nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan. Zyrtari amerikan shprehu mbështetjen e SHBA-së mbi dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura. Kryeministri Kurti e falënderoi Sullivanin për kontributin dhe mbështetjen për Kosovën dhe theksoi se qeveria e tij është e vendosur se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara, Kurti ritheksoi se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë. Gjatë takimit u diskutua edhe mbi pushtimin dhe agresionin në Ukrainë dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon. Duke biseduar për aspektin e sigurisë, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me SHBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO. Sullivan shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për refugjatët afganë dhe për strehimin e përkohshëm të tyre në Kosovë.

Top News – Dekreti i Osmanit në Kushtetuese. Vetëvendosje kundërshton shpërndarjen e Kuvendit
06/03 21:27
Top News – Osmani mbledh partitë për datën. Kurti e bojkoton-Shpërndarja e Kuvendit, antikushtetuese
06/03 20:30
Top News- Kurti tregon çfarë foli me LDK: Shpreha gatishmëri për nënshkrimet
06/03 19:05
Top News- Pse s’u zgjodh presidenti nga familja Jashari? Kurti zbulon detaje nga takimet me opozitën
06/03 19:04
Top News- Kurti: Të presim Kushtetuesen/ Por nuk lë pa sulmuar Osmanin për vendimin
06/03 19:04
Top News- Kosova në zgjedhje, Albin Kurti përplaset me Osmanin: S’pati dështim në raundin e tretë
06/03 19:03
Top News- “Deputetët nuk mbushën as katër javë”, Kurti kundër Vjosa Osmanit, i përmend Kushtetutën
06/03 19:03
Top News – ‘Osmani shkeli Kushtetutën’. Kurti: Dekreti i shpërndarjes së Kuvendit, i paligjshëm
06/03 18:27
Top Channel/ A i frikësoheni fuqisë politike të Vjosa Osmanit? Ja si përgjigjet Albin Kurti
06/03 17:06
Top Channel/ ’Sjelljet i kanë si në vitin 2025’, Kurti për partitë opozitare: Kanë mllef dhe…
06/03 17:05
Top Channel/ A jeni person i rrezikshëm? Ja si përgjigjet Albin Kurti për deklaratën e Osmanit
06/03 17:04
Top Channel/ ‘Kishim atmosferë të mirë me partitë’, Kurti: Konjufcën e kemi nxjerrë 30 orë para…
06/03 17:04
Top Channel/ ‘Këto marrëveshje nuk mund të bëhen as me veten’, Kurti: Kur s’më dhanë asnjë emër…
06/03 17:04
Top Channel/ ‘Zgjedhjet e reja nuk janë fundi i agonisë’,Kurti:Me opozitën kemi një qasje të re dhe…
06/03 17:04
Top Channel/ Osmani shpërndan Kuvendin/ ‘Sot nuk është data 5 maj’,Kurti:S’është përmbushur kriteri…
06/03 17:03
Top News – Në votime brenda 45 ditëve. Afati kushtetues për zgjedhjet e reja në Kosovë
06/03 13:22
Top Channel/ Kosova shkon në zgjedhje, dështoi të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues
06/03 12:36
Top Channel/ Osmani shpërndan Parlamentin, Kosova shkon në zgjedhje të reja
06/03 12:10
Top News – VV kundër dekretit të Osmanit. Kërkon pezullim të afateve për zgjedhjen e presidentit
06/03 11:40
Top Channel/ Osmani shpërndan Kuvendin: Njerëz të rrezikshëm e sollën Kosovën deri këtu
06/03 11:04
DIGITALB DIGITALB