Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimin e tre liderëve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në Forumin Ekonomik të Bashkëpunimit Rajonal të mbajtur në Shkup. Në deklaratën e tij për media, tha se takimet e tyre të shpejta nuk prodhojnë asgjë të re përveç fotografive. Basha tha se hapi i parë që duhet të bëhet është njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë dhe më pas të vijohet me lëvizjen e lirë në rajon. Kujtojmë se “Minishengeni”ka marrë emrin e ri “Open Balkan”.