Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon qarkullimin e dinarit, valutës së Serbisë brenda territorit do të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë Serbi. Kryenegociatori i palës kosovare, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka refuzuar takimin e 27 shkurtit e Bashkimi Evropian ua ka lënë në dorë palëve se kë do e dërgojnë.