Presidenti francez Emmanuel Macron kërkon të sigurohet që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër, të përmbushet. Me arsyetim se ky normalizim i nevojitet jo vetëm qëndrueshmërisë së rajonit, por edhe asaj të të gjithë kontinentit të vjetër, shefi i Elizesë premtoi se vend i tij nuk do të qëndrojë indifferent.