Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell. Sipas agjendës së Bashkimit Evropian, palët do të takohen fillimisht ndaras me Borrell dhe ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajcak e pastaj do të mbahet takimi tre palësh. “Takimet do të bëjnë një pasqyrë të asaj që është arritur në Dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, bën të ditur BE-ja. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë që në Bruksel shkon për të parë se cilat janë idetë për të ecur përpara.