Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se në takimin e sotëm në Bruksel ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por që ajo është refuzuar ende pa u lexuar. Kurti është shprehur se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i lexoi 11 pikat që Serbia ia vendos Kosovës si barrikada, derisa sipas tij, përfaqësuesit serbë nuk deshën të dëgjonin për to.