Pas takimit me ministren britanike Wendy Morton, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur para mediave duke thënë se cështjet kryesore që diskutuan ishin demokracia, krimi i organizuar dhe liria e medias. Në fjalën e tij, theksoi se e rëndësishme është edhe marrëdhënia shqiptaro-britanike duke qenë se mijëra shqiptarë jetojnë në Britaninë e Madhe ndaj thotë se mbetet në vëmendjen e PD sakrifica e njerëzve, qofshin nga Tropoja, Kukësi, Fieri, Burreli, Vlora apo Gjirokastra.