Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shqyrtojnë seriozisht propozimin franko- gjerman për procesin e dialogut, duke shtuar se është mundësia më e mirë që mund të kenë. Megjithëse, Qeveria e Kosovës nuk e ka thënë asnjë fjalë për përmbajtjen e këtij propozimi, në vend pritet që të jetë në agjendën e takimit të radhës mes Kurtit dhe Vuçiçit.