Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se takimi i Kurti-Vuçiç do të fokusohet në planin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi. Ai kërkon nga ndërmjetësuesit e dialogut të mos fokusohen vetëm te themelimi i Asociacionit, por tek implementimi në tërësi i të gjitha pikave të marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Brukselit.