Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilluan një takim sot, ku u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi Shqipëri-Amerikë. Nano tha sot se lufta ndaj krimit nuk zhvillohet dot vetëm, duke këkruar ndihmë të SHBA-së dhe premtuar se policia do të jetë në nivelet më të larta të përformancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin.