Në fjalën e tij në nisje të takimit në kuadër të Open Balkan, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit duke i bërë thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen. “Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve.