Platforma Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA, rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit në Europë, është mbledhur në takimin e 62-të. Pjesë e forumit ishte dhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, që iu bashkua panelit me temë “Përcaktimi dhe zbatimi i strategjive, në një mjedis mediatik që zhvillohet me shpejtësi”. Për pjesëmarrësit, Krasniqi shpjegoi Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias dhe Pronarët Përfitues direkt dhe indirekt, si dhe prezantoi studimin mbi fokusin ekonomik të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik.