Takimet e njëpasnjëshme të mbajtura në Bruksel me në fokus situatën mes Kosovës dhe Serbisë, nuk arritën të ulnin në një tavolinë liderët e dy vendeve, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiç. Të dy zhvilluan takime me liderët europianë, por të ndarë nga njëri-tjetri, megjithëse shpresat nuk janë shuar ende për një takim kokë më kokë mes tyre, pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Joseph Borell, deklaroi se nuk ka zgjidhje pa dialog mes Kurtit e Vuçiç-it, dhe se kjo ekziston si mundësi.