Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04/2026 19:38

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dhënë një mesazh pas takimeve të kryeministrit Edi Rama, në njësinë nr. 5 në Tiranë. Braçe shprehet i revoltuar lidhur me mungesën e tij në mbledhje, teksa shprehet se i njeh shumë mirë problematikat e atij komuniteti. “Kjo mania për të shkulur deputetin nga zona – me arsyen se krijon lidhje njerëzore e mezi shkulet pastaj, është gabim” – shkruan Braçe. Socialisti shton se nuk është kundër Ogerta Manastirliut, por “dua t’i jap PS dhe qytetit një alternativë tjetër”. Reagimi i plotë; #TiranaEmadhe nisur nga #5sa Java e mirë e #Pashkës dhe hudhra që nuk duhet! Ishte realisht një javë e mirë; mbyllet sot dhe dua t’i them disa fjalë: Shumë faleminderit edhe një herë për gjithë mesazhet, telefonatat – përkrahjen, mbështetjen, vlerësimet, gatishmërinë për të punuar bashkë; Shumë faleminderit posaçërisht socialistëve të asambleve të PS me të cilët u takova e shtrengova duart këtë javë; Ju jam shumë mirënjohës! Faleminderit gjithashtu për urimet e ditës së lindjes edhe pse kam kohë që kujtoj ngjarjet e jetuara në një vit më shumë se sa numrat! Urimet për Pashkë i kemi bashkë, e kjo javë, me Bajramin që i parapriu, Pashkën Ortodokse që pason, është përshkrimi prej Zotit i asaj që jemi në një dimension; Kështu që gezuar kujtdo! Tani hudhra e javës! Një histori e parë që përsëritet e më ndjek nga mbrapa nga Lushnja e Divjaka; një histori deliri dhe e padenjë, tërësisht jo produktive e që kërkon të ndërtojë madhështinë qesharake, gjithnjë duke më ndjekur pas. Shikoni; Kjo mania për të shkulur deputetin nga zona – me arsyen se krijon lidhje njerëzore e mezi shkulet pastaj, është gabim; Jo për deputetin, por për njerëzit! Paqëndrueshmëria në marrëdhënie me ta, është mungesë serioziteti dhe dëmton punën. Politika është punë me njerëzit, marrëdhënie besimi që nuk vendoset me orë, as ditë por merr vite! Po flas për deputetët që territorin e kanë punë, as zyrë, as mburrje, as delegim për njerëz pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund! Thënë kjo, të zëvendësosh deputetin e votuar nga njerëzit me drejtorokracinë, është e pamend, sado elegant të jetë emri që i vëmë; tërësisht e pamend në raport me qëllimet që ke, veçanërisht kur delegon pushtet partiak tek ta, për të kapërcyer deputetin; veçanërisht kur harron që një arsye pse punëtorë partie demotivohen është drejtorokracia e padurueshme. Në fund, kjo paranoja “Erionin e kemi kundër”, pasuar me këtë “markimin” që kurrë s’u bë karburanteve – fjala bie, por njerëzve ju bëhet, është qesharake, sinqerisht! Ua thashë edhe në Asamblenë e 5 ses – nuk jam kundër Ogertës; thjesht dua t’i jap PS dhe qytetit që nuk po qeveriset e nuk shërben, një alternativë tjetër; Më thjeshtë se kaq nuk ka!

Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45
Top Channel/ Rama në Flasim: Luftë mizerabël politike, punët e Shqipërisë i mbulojne me…
05/04 09:44