Top Channel/ “Takime 8-12 orë në ditë”, Berisha e sheh ‘rrugën’ e Donald Trump si çelës të fitores
01/04/2025 22:47

Sali Berisha e sheh si çelës suksesi për të fituar në zgjedhjet e 11 majit rrugën që ka ndjekur Donald Trump. Ai u ka kërkuar sot kandidatëve të tij të Tiranës që të përqendrohen te rrjetet sociale dhe takimet të jenë nga 8 deri në 12 orë në ditë me elektoratin. Berisha tha se duhen ndezur “rrjetet sociale si asnjëherë tjetër, Donald Trump fitoi nga mediat sociale”. “Donald Trump pati si Levë Arkimedi në këtë fushatë, takimin me qytetarin. Takimin e përfaqësuesve të tij me qytetarin. Dhe ata konstatuan për herë të parë, një shifër që nuk është dhënë më përpara, mundësinë e ndryshimit të mendimit të një të tretës së atyre që takohen. Shifër shumë e lartë kjo që duhet vlerësuar në shkallë maksimale Por, problemi është si duhet ta zbërthejmë takimin ne? Takimin sigurisht që ju 8 deri në 12 orë në ditë duhet të jeni në takime. Por këto nuk mjaftojnë. Duhet përfaqësuesit tuaj, jo një, por mundësisht tetë, dhjetë të takojnë njëlloj si ju në mënyrë të pavarur nga ju”, u tha ai. “Ju të gjithë jeni njerëz mediatikë, por problemi është se mediat nuk i kemi me vete, kjo është e vërteta. Mediat janë në masën më të madhe të kontrolluara nga qeveria. Qeveria jo vetëm që në tërësi ua dikton politikat editoriale, por qeveria për fat të keq u dikton edhe tematikat se si të vrasin kohën nëpër studio dhe të mos merren me thelbin. Po ta vini re ju, kohën më të pakët që të japin në studio, është koha për programin. Po ne programin kemi, ne aty shkojmë për programin se jemi në fushatë. Atëherë çfarë na mbetet ne? Na mbeten mediat sociale. Ju të gjithë keni mediat sociale dhe ju do bëni gjithçka t’i përdorni ato në shkallën më maksimale. Dhe kur i përdorni vetë, u kërkoni të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj të bëjnë share, t’i postojnë. Me një fjalë, le t’i ndezim ne mediat sociale si asnjëherë tjetër. Në vitin 2016, Donald Trump fitoi nga mediat sociale. Është shumë e njohur kjo. Ai fitoi se nuk i kishte mediat me vete, megjithëse vetë ka qenë në shoubiz, ka pasur program, por prapë mediat i kontrollonte tjetër kush. Përdori shumë mediat sociale. Ne të kombinojmë këto faktorë, mediat sociale dhe takimin, të dyja në krahasim me krahun tjetër që është një krah mëkatar, i përçarë, që duhet t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Ndaj dhe të bëjmë ç’është e mundur për përdorimin maksimal. Shkarkoni VPN-të për TikTokun, mos e injoroni. Pse u them unë mos e injoroni? Se TikToku e tmerroi atë. E tmerroi saqë e ka dërguar deri në atë shkallë sa ndërhyn për persona të veçantë dhe ua fshin llogarinë. Por këto janë akte dëshpëruese të tij. Prandaj mundësisht krahas FB dhe IG, kthehuni tek VPN dhe shpresoj që të funksionojë TikToku në telefonat tuaj. Ky ka kryer një krim madhor, ka vënë aparatura të kontrollit të plotë të internetit. Është kthyer biri i të atit. Në një mani të papërmbajtur për të kontrolluar fjalën e lirë dhe mendimet e shqiptarëve. Por, natyrisht këto nuk janë pengesa për ne, këto janë nxitje për t’u përkushtuar shumë më tepër se gjer sot rrjeteve sociale”, tha Berisha.

Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
06/04 10:29
Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45