Top Channel/ Takim ‘special’ me Laert Haxhinë në burg? Kush është modelja që ‘pushtoi’ rrjetin
11/07/2025 22:50

Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, ‘pushtoi’ mediat një ditë më parë pas qarkullimit të disa informacioneve se kishte pasur një takim ‘special’ në burgun e Drenovës me të dënuarin përjetë Laert Haxhinë. Edhe pse emri i saj qarkulloi me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale, ajo zgjodhi që të mos mohonte apo pranonte ‘këto zëra’. Në rrjetet sociale ku është shpesh aktive, ditën e djeshme ajo zgjodhi që të bënte dy postime. Në postimin e parë ajo publikoi fotot e shkëputura nga seriali “Kush e vrau Griseldën?” në Netflix. E në një tjetër foto ajo ndau me fansat pamjen e saj nga palestra. Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017 ku mbetën të vrarë dy persona, Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Haxhiu akuzohet edhe për ngjarje të tjera kriminale ndërsa drejtonte edhe një grup kriminal. Në dosjen e SPAK, sqarohen me detaje dinamikat e ngjarjes së 2017. Pasditen e 11 nëntorit 2017, rreth orës 18:06, në Lagjen “Loni Dhamo”, në trotuarin përpara lokalit të shtetasit Maksim Xhepexhiu kanë qenë duke qëndruar nën shoqërinë e tyre shtetasit Jurgen Hoxha, Zamir Latifi, Marjus Xhepexhiu (djali i Maksim Xhepexhiut), Sajmo Xheliu, Kristian Shkurti, Xhulio Shkurti, ku ky i fundit është larguar nga vendi ngjarjes, për të shkuar tek berberi, disa çaste para ndodhjes së saj. Gjatë këtij momenti, nga” Bulevardi i Palmave” për në drejtim të personave të mësipërm, ka ardhur me shpejtësi një automjet, Benz Mercedez ngjyrë gri, prej të cilit kanë zbritur tre persona me armë zjarri, dy prej të cilëve kanë hapur zjarr me armë duke shkaktuar vrasjen e shtetasve Zamir Latifi e Jurgen Hoxha si dhe plagosjen e shtetasve Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Pas sulmit me armë zjarri, tre personat autorë të ngjarjes, të cilët nga hetimet dhe gjykimi kanë rezultuar të jenë të pandehurit Orgest Bilbili, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi, me automjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth orës 18:33 është njoftuar Salla Operative e Komisariatit Lushnje se në rrugën e fshatit Çukas Lushnje po digjej një automjet. Nga veprimet hetimore të kryera (këqyrja e automjetit), ka rezultuar se automjeti ishte i markës “Mercedes Benz”. Gjatë këqyrjes së automjetit të djegur në fshatin Çukas Lushnje janë gjetur tre armë zjarri të dyshuara kallashnikov. Nga akti i ekspertimit ka rezultuar që 27 gëzhoja të sekuestruar në vendin e ngjarjes janë qitur nga arma e gjetur në makinën e djegur. Ndërsa 14 gëzhoja e tjera e gjendur në vendngjarje janë qitur nga arma e gjetur në makinën e djegur. Nga arma e tretë e gjetur në automjet, nuk ka realizuar qitje. Nisur nga ky fakt vërtetohet që në vendin e ngjarjes kanë gjuajtur dy persona dhe se mjeti i djegur dhe armët e gjetura në të janë përdorur nga autorët për të realizuar vrasjen. Në orën 18.06 vihet re që mjeti i cili bën manovrën e parkimit nuk parkon, por niset me shpejtësi në drejtim të vendit të ngjarjes. Në momentin që mjeti shfaqet që të ndalojë në urë, shihet që shtetasi Zamir Latifi rrëzohet në tokë dhe mbi të kalon një person i cili gjuan dhe një herë më breshëri mbi të. Nga këqyrja e kamerave afër vendngjarjes, ka rezultuar se para dhe pas mjetit të autorëve me shpejtësi largohen dhe dy mjete të tjera të cilat kanë qenë dhe në vendin e ngjarjes dhe pikërisht një Benz C Class Gri dhe një Ford Focus i bardhë dhe me logo ngjyrë jeshile. Duke parë që mjetet shkojnë me shpejtësi para dhe pas mjetit të autorëve lindin dyshime se këto dy mjete kanë luajtur rolin e ndihmësve të autorëve.

Top Channel/ Daja i Brikenës mesazh të prerë banores për Mateon, shtangen konkurrentët
03/04 19:25
Top Channel/ “Dua të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”, Miri i kërkon falje Selin,: Nuk ke…
03/04 14:09
Top Channel/ “Brikena ka dalë…”, Shëndriti dhe Brikena i punojnë rreng Mateos, ja si reagoi banori
01/04 17:48
Top Channel/ “Do të hyjë në lojë me mua”, Miri për Selin: Do afrohet…
30/03 22:58
Top Channel/ “Prap unë po dal e keqja”, Brikena në lot: Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi
30/03 21:46
Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46
Top Channel/ Konfirmohet çifti Marsiela-Indrit në ‘Përputhen’, Megi Pojani përlotet
23/03 21:47
Top News – “Gjesti është arrestuar”/ Reagimi i Gimbos kur mësoi lajmin
18/03 09:26
Top News – “Ti s’flet me vëllain tënd” Debat i ashpër mes Juelës dhe Artanit, Qepe…
16/03 16:39