Blendi Klosi i shoqëruar nga Evis Kushi, Milva Ikonomi por dhe strukturat drejtuese së PS-së së bashkisë së Vlorës janë duke organizuar një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës në Vlorë. Takimi po bëhet për riorganizimin e PS së Vlorës, ndërkohë që Klosi ka deklaruar për mediat e Vlorës qëllimin e këtij riorganizimi në kuadër të kongresit të PS që do të mbahet më 4 nëntor në Tiranë.