Rivalët e kohës së luftës, Serbia dhe Kosova mbajtën sot bisedime të nivelit të lartë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE me qëllimin për të ulur tensionet mes tyre sidomos pas ngjarjeve në veri të kosovës në 31 korrik e 1 gusht. Takimi i cili përherë të parë u zhvillua me dy rauinde brenda ditës, deri më tani nuk duket se ka prodhuar rezultate, megjithëse që në nisje pritshmëritë nuk ishin të mëdha. Albin kurti dhe aleksandër vucic u ulën përballë njëri tjetri, por nuk u panë në sy, dhe rezfuan të shtrëngonin duart, sinjali i parë i dukshëm ky që bisedimet do ishin më shumë se të vështira. pas rundit të parë, të bisedimeve që nisi në 10 e 30 të mëngjesit, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin, për ti ulur sërish në tavolinë,