Top Channel/ Tajvani nxjerr luftanijet, banorët: “Nuk duam luftë, por nëse vjen…”!
12/04/2023 09:08

Tre luftanije tajvaneze po patrullojnë ishujt Matsu pranë Tajvanit, në mesin e njoftimeve se tetë anije luftarake të Kinës po vazhdojnë të qëndrojnë në ujrat përreth tij, edhe një ditë pasi Pekini I shpalli të mbyllura stërvitjet ushtarake që simulonin pushtimin e asaj të cilën Kina e sheh si provincë të shkëputur të vetën.