Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se mazhoranca nuk po arrin të ketë shumicën minimale që të kalojnë projektligjet e pika të tjera të rendit të ditës, siç ndodhi edhe sot ku dështoi mbledhja e kryesisë. Tahiri tha se të mërkurën do të ketë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.