Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha sot në Kuvend se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve por shprehet se kjo çështje nuk zgjidhet me forcë. Duke iu referuar projektligjit për kanabisin mjekësor dhe projektligjit për studentët e mjekësisë, thotë se s’mund të shqyrtohen për 2 javë.