Top Channel/ Tabaku refuzon garën për bashkinë: Vendi në Kuvend, më i rëndësishëm se Tiranën
17/09/2025 21:01

Të gjithë presin një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Publiku pret një emër, një figurë, një përfaqësues që të dalë në shesh. Dhe sot, Jorida Tabaku, një nga emrat e mundshëm, e tha troç: “Jo, nuk e bej unë.” Me këtë, një tjetër emër i opozitës largohet nga beteja jo thjesht sepse gara është e humbur, se në opozitë e zgjedhje të pjesshme kjo është traditë, por sepse nuk ka garues e sakrifikues. Nga ana tjetër duket qartë që Sali Berisha është “plakur” edhe në autoritet, për t’u caktuar të vetëve misione. Dikur edhe ta humbje bashkinë e Tiranës ishte promovim i lartë. Se PD bashkinë e Tiranës në 3 dekada e ka fituar vetëm një herë, por të garoje për të do të ishte sinjal për pasardhësit. Sot në PD nuk ka lojë as për PD! Në fakt, kjo është kthyer në sport kombëtar brenda opozitës: kush do të gjejë arsye më elegante për të mos hyrë në betejë. Parlamenti shërben si strehë e ngrohtë, një kolltuk i rehatshëm ku nuk ka humbje, nuk ka rrezik, nuk ka përgjegjësi. Një opozitë e karrigeve të sigurta, por jo e betejave të rrezikshme. Ndërkohë, nuk mungojnë shembujt e atyre që dikur morën mbi supe beteja personale, sakrifikuan, e paguan çmimin — dhe pastaj u lanë në harresë, sepse partia nuk di të shpërblejë sakrificën. Atyre që guxuan nuk iu dha vend, ndërsa atyre që shmangen u mbajt kolltuku. Ironia është se opozita duket më e aftë të ndëshkojë trimat sesa të përballojë humbjet. Kështu sot, përballë një gare që nuk do të ndryshojë balancat, mbetet pyetja: kush do të dalë për të shpëtuar dinjitetin e partisë? Sepse nuk bëhet fjalë për të fituar Tiranën —këtë të gjithë e dinë. Bëhet fjalë për të treguar se opozita ekziston, se ka fytyrë, se nuk fshihet pas llafeve parlamentare. Nëse çdo emër i madh tërhiqet dhe çdo përfaqësues i votuar mban kolltukun e sigurt, atëherë kjo nuk është më opozitë. Është një klub rehatie, ku humbja shmanget me çdo kusht dhe dinjiteti flijohet me qetësi. Dhe aty ku mungon guximi për të hyrë në betejë, mbetet vetëm boshllëku i një politike që pret ende një frymë që ta zgjojë.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23