Koreja e Veriut e përfundoi e satelitit të saj të parë të zbulimit ushtarak dhe lideri i vendit komunist, Kim Jong Un, ka dhënë dritën jeshile për lëshimin e tij. “Kjo lëvizje bëhet si kundërvënie ndaj kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut” , njoftoi media shteterore atje. Analistët e cituar ng Reuters, thonë se sateliti është pjesë e përpjekjeve të shtetit të izoluar dhe të armatosur me armë bërthamore për të avancuar teknologjinë e tij mbikëqyrjes, duke përfshirë këtu dronët dhe për të përmirësuar aftësinë e goditjes së objektivave në rast konflikti.