Sveçla i jep një tjetër goditje të fortë Beogradit zyrtar dhe pretendimeve të tij se nuk ka gisht në përshkallëzimin e fundit të situatës në veri. Ministri i brendshëm i Kosovës njoftoi se njëri nga tre agresorët e armatosur serbë, të vrarë të dielën gjatë shkëmbim zjarrit me policinë, është ish truproje e shefit të Agjencisë serbe të Inteligjencës, Aleksandar Vulin.