Top Channel/Sveçla e pohon: `Ishim të përgatitur për “luftë” në veri të Kosovës`!
12/10/2021 14:33

Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se policia e saj ka qenë e përgatitur t`i largonte fizikisht barrikadat e vendosura në veri të vendit nga banorët serbë që kundërshtonin masat e reciprocitetit të targave. Këto komente, ai i bëri kur u pyet nga deputetë të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje lidhur me problemet logjistike që ka hasur Policia e Kosovës gjatë bllokadës në veri. “Po e them për herë të parë se kemi qenë të përgatitur edhe fizikisht që t’i largojmë barrikadat. Ishte çështje e vlerësimit operacional nga policia dhe politik nga qeveria që të zgjidhej rruga më e mirë e mundshme për heqjen e tyre, nuk ka pasur asnjë ngërç në përgatitjen logjistike”, deklaroi ai. Në 20 shtator, Prishtina zyrtare mori vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërronin ose mbulonin targat e tyre dhe të merrnin regjistrim të përkohshëm vendas. Jarinja dhe Bërnjaku, dy pikat e kalimit kufitar nw veri - ku popullsia është shumicë serbe – u bllokuan nga banorët lokalë që e kundërshtonin vendimin për reciprocitet. Por, përmes një marrëveshjeje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian më 30 shtator, palët janë pajtuar për shtensionim të situatës në veri dhe heqje të barrikadave të serbëve lokalë, ashtu si edhe të njësiteve speciale.

Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11