Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi e shikon sulmin e javës së shkuar në kanalin e ujti të Ibër Lepencit si përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve të vendit me Serbisë. Surroi, aktualisht këshilltar i jashtëm i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Beogradin, i tha VOA-s se moszbatimi i marrëveshjes të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dëshmon dobësinë e ndërmjetësuesve dhe se për çdo proces të ardhshëm do të duhen garanci ndërkombëtare dhe trajtim i çështjeve të sigurisë.