Surpriza e rikthimit të “Pipirisë” së zhdukur, veshjes tradicionale gjirokastrite që Lizetës, njërës prej artizaneve duararta të Gjirokastrës, iu deshën tre vite për ta përfunduar me gjithë detajet e nuancat e holla, sipas një ekzemplari origjinal që e gjejmë sot vetëm në një fotografi dhe në ndonjë muze jashtë vendit. Dhe e gjitha kjo ndodh në Pazarin e Gjirokastrës të rijetëzuar nga gërmadhat falë vizionit dhe investimeve të kryera ku sot ruhen xhevahiret e artizanatit tonë