Kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës, duke propozuar si kandidate të Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliun. Nga Punimet e Asamblesë, Kryesocialisti u la porosi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të aktivizojnë mekanizmin e shkarkimit të Erion Veliajt. Rama theksoi se ky nuk është një propozim që e bën me zemër të lehtë, por një emergjencë për Tiranën që prej 7 muajsh nuk ka në krye kryetarin e zgjedhur 3 herë me vota, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri dhe i është bërë një gjyq mediatik, që nuk ndodh në asnjë vend demokratik.