Një zhvillim i papritur mund të konsiderohet votimi preferencial në zgjedhjet parlamentare të këtij viti në Kukës. Kandidati demokrat Shkëlqim Shehu është më i votuari, duke mundur Isuf Çelajn, i cili kishte mbajtur mandatin e deputetit në këtë qark për dy legjislatura radhazi.