Këtë hapësirë prej 17 hektarësh e kërkoi kompania “Sunny Hill” për mbajtjen e festivalit më të madh muzikor në Kosovë, “Sunny Hill Festival”. Komuna e Prishtinës mes shumë kundërshtimesh e aprovoi këtë kërkesë dhe toka iu dha në shfrytëzim kompanisë për 99 vjet. Megjithatë, vonesat për aprovim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u bën shkaktar që festivali të zhvendoset.