Top Channel/ Sundimi i ligjit nën lupën e BE! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi i SPAK
16/06/2025 19:35

Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në drejtës në Shqipëri, përfshi sfidat me luftën ndaj korrupsionit. Nga një burim diplomatik gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu siguroi draft raportin i sigluar konfidencial, që mban datën 9 Qershor 2025 dhe i është dërguar institucioneve shqiptare për t’ju përgjigjur me komente, të cilat reflektohen më pas në raportin final. Ky draft raport për Sundimin e Ligjit në Shqipëri fillimisht tregon si qytetarët e perceptojmë drejtësinë e vendit të tyre sot. “Niveli i perceptuar i pavarësisë gjyqësore në Shqipëri vazhdon të jetë mesatar si tek publiku i gjerë ashtu edhe tek kompanitë. Në përgjithësi, 47% e popullsisë së përgjithshme dhe 40% e kompanive e perceptojnë nivelin e pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve si “mjaftueshëm ose shumë të mirë” në vitin 2025. Pavarësia e perceptuar gjyqësore tek publiku i gjerë është rritur pak në krahasim me vitin 2024 (46%), ndërsa tek kompanitë ka rënë në krahasim me vitin 2024 (45%)”. Komisioni Europian i dedikon një kapitull të veçantë analizues punës të SPAK duke vlerësuar se “Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit”. “SPAK-u vazhdoi të konsolidojë rezultatet e tij pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ndonëse mbeten disa mungesa në lidhje me stafin dhe infrastrukturën. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë dhënë rezultate pozitive në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. SPAK shfaq vizion strategjik të qëndrueshëm dhe pavarësi në kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht presionit të shtuar politik, grupeve të krimit të organizuar dhe medias. Rritja e vazhdueshme e ngarkesës së punës për SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës vazhdojnë të jenë çështje që duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët”. Komisioni Eurpian mbërrin në përfundimin se “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës gjyqësore duke forcuar pavarësinë gjyqësore dhe autonominë e prokurorisë”. Procesi i verifikimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve u finalizua në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien. Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit u përmirësua thotë Komisioni Europian, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët u përkeqësuan. Duke analizuar përpjekjet anti-korrupsion të qeverisë në draft-raportin e Komisionit Europian thuhet: “Strategjia Kundër Korrupsionit për vitet 2024-2030 është miratuar. Korniza ligjore për të luftuar korrupsionin është gjerësisht e vendosur, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet”. Komisioni Europian ka edhe këtë koment paraprak për komisionin e posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt. “Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Shumica e institucioneve të drejtësisë vendosën të angazhohen me komisionin vetëm në mënyrë formale, me shkrim, duke shprehur shqetësime për procesin dhe çështje kushtetuese si pavarësia e tyre dhe detyrimet e përcaktuara për raportim ndaj Kuvendit. Ekzistojnë mangësi lidhur me punën, mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes, metodologjinë dhe ndikimin real, si edhe rrezikun për përsëritje të punës tashmë të kryer në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme që puna e komisionit ad hoc të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016”. Ky draft raport përfshin edhe zhvillimet brenda Policisë së Shtetit pjesë e rëndësishme kur flasim për Sundimin e Ligjit. “Policia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mangësitë mbeten në lidhje me transparencën dhe me efektivitetin me të cilin Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave”.

Top Channel/ Berisha premton dëmshpërblime: Do paguhen të gjithë fermerët, po fituam!
15/01 15:25
Top Channel/ ‘Nuk vijmë në qeveri me dhunë’,Berisha: Do hapim rrugën për votën e lirë të shqiptarëve
15/01 14:15
Top Channel/ ‘Do të ngremë në këmbë çdo shqiptarë’, Berisha për protestat: Duhet me çdo kusht…
15/01 14:11
Top Channel/ ‘Eshtë në rreth’, Berisha për Ramën: Do ishte i gatshëm për skena makbethiane vetëm…
15/01 14:10
Top Channel/ ‘Do dëmshpërblejmë çdo qindarkë që kanë humbur’, Berisha:Rama fajëson qytetarët…
15/01 14:10
Top Channel/ ‘Satelitet i verboi korrupsioni’, Berisha: Në Durrës dy hidrovorë jashtë funksionit
15/01 14:09
Top Channel/ ‘Emergjencat kanë përparësi absolute’, Berisha: Satelitët e Peleshit mbushën xhepat…
15/01 14:02
Top Channel/ Rithemelimi, Berisha: Hetim politik! Reagimi i parë për kuvendin e tij
14/01 19:42
Top News-Hetimi i financimit të ‘Rithemelimit’. Berisha: Akt politik! Mashtrim i prokurorëve të SPAK
14/01 16:45
Top Channel/ Akuza e re e Berishës: Presion edhe për ndryshim të dëshmive për Ballukun
14/01 15:23
Top Channel/ Zbulohet pasuria e Ilir Metës, Blushi lexon letrën: 87 mln lekë
14/01 15:19
Top Channel/ “Sollëm më të mirët në energji”, SHBA: Nxisim transparencë dhe drejtësi
14/01 15:18
Top Channel/ Peleshi në Romë: Italia, aleate për integrimin në BE
14/01 15:17
Top Channel/ 1 mld dollarë për linjën energjetike, Rama flet në Abu Dhabi për super-projektin
14/01 15:16
Top Channel/ Meta zbulon për herë të parë pasurinë: Ja sa milionë kam në 18 vite politikë
14/01 14:41
Top Channel/ “Kush ka financuar Rithemelimin është pyetur”, Berisha: Basha i dha Escobarit listen…
14/01 14:41
Top Channel/ ‘Më i mbështeturi nga ambasadorët amerikanë ka qenë Sajmir Tahiri’ Berisha: Varet si..
14/01 13:49
Top Channel/ Rama kontrollon Spak? Berisha: Ai vetë e ka pranuar këtë, s’ka turp më të madh se…
14/01 13:49
Top Channel/ Dumani i kapur nga Rama? Berisha: Armiqësia ime me të për amnistinë e zgjedhjeve…
14/01 13:39
Top Channel/ Si u siguruan paratë e 11 dhjetorit? Berisha: Ata që financuan kanë deklaruar
14/01 13:38
DIGITALB DIGITALB